Aktuale

Elbasan, shpërthen bombola e gazit në një banesë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë të katit të katërt të një pallati, në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë brenda një kohe të shkurtër për të shuar flakët, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.