Sport

Eliminohet Barcelona, një tjetër lajm i keq vjen nga Iniesta

Andres Iniesta ka dhënë një lajm të madh pas humbjes nga Roma.

Andres Iniesta ka pranuar se humbja nga Roma me rezultat 3:0 mund të jetë ndeshja e tij e fundit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori veteran ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Por, pas takimit në Stadio Olimpico, ai ka pranuar se kjo mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit në garën elite evropiane për klube.

“Është një mundësi se kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Iniesta, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo bën që humbja dhe eliminimi të dhemb edhe më shumë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/