ShowBiz

Elita Rudi publikon imazhin e ëmbël të Gjikos me djalin: Djemtë e mi

Para pak ditëve, Gjiko dhe Elita u bënë prindër.
Reperi, Gjiko dhe prezantuesja e njohur, Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Zëri , shkruan lajmi.net.

E sot, Elita ka hedhur një imazh të ëmbël të Gjikos dhe djalit në InstaStory, teksa shihet reperi duke e mbajtur në krahë Zërin.

“Djemtë e mi”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Kujtojmë që çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në shtator të vitit që e lamë pas në një ceremoni luksoze në Prishtinë. /Lajmi.net/