Aktuale

Elmi Reçica: Ja pse Nuredin Lushtaku ia “mësyu” Glauk Konjufcës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka treguar se si ka ndodhur deri te tensionimi i situatës në Kuvend, ku bashëpartiaku i tij, Nuredin Lushtaku për pak sa nuk e ka sulmuar fizikisht deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Reçica ka thënë për Gazetën Blic se deputeti i Vetëvendosjes, është ai i cili e ka nxitur deputetin e PDK-së, Nuredin Lushtakun.

“Realisht deputetin Nuredin Lushtaku, e shtyri një letër që e lexonte Glauk Konjufca të një ish- ushtari dhe ish- komandati. Ajo ishte që e nxiti faktikisht z.Lushtaku, dhe ajo letër s’kishte të bënte fare me rezulutën. Z.Konjufca do duhej të deklarohej vetëm për rezulutën, e jo ta përmbledh debatin, sepse nuk është as në kompetencë të tij ta përmbledh debatin, as nuk do të ishte kompetencë e tij të reagoj në atë mënyrë së si reagoi”, ka thënë Reçica për Gazetën Blic.

Sipas tij, situata e tensionuar në Kuvend ishte e panevojshme.

“ Ajo ishte një situatë që e panevojshme dhe u pa që thjeshtë qëllimi ishte që të tensionohet situata. Qellimi ishte i Glaukut, i analizoj gjitha fjalimët e deputetëve dhe në fund situata erdhi aty ku erdhi”, tha Reçica.

Para pak çastesh, në Kuvendin e Kosovës sa nuk ka ndodhur një përplasje fizike ndërmjet deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtakut dhe atij të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca./ Gazeta Blic