Tech

Elos Musk e mbanë premtimin, e ndërton baterinë më të madhe në botë

Njeriu numër një në botë i teknologjisë aktualisht, Elon Musk e ka fituar bastin duke ndërtuar baterinë më të madhe në botë. Musk kishte premtuar pak kohë më parë se do të ndërtonte baterinë më të madhe për 100 ditë.

Kompania e Musk, Tesla e ka përfunduar instalimin e baterisë kolosale të litiumit në Australinë Jugore me sistemin Poëerpack. Kjo bateri gjigante ka kapacitet prej 100 megavat, shkruan Indeksonline.

Testimi i baterisë do të bëhet në ditët e ardhshme ndërsa bateria pritet të filloi punën nga data 1 dhjetor. Kjo bateri pritet të ndihmoi Australinë në zgjidhjen e energjisë së rinovueshme duke ofruar energji për 30 mijë shtëpi.

Musk kishte vënë bast se nëse nuk arrinë ta ndërtoi këtë bateri brenda 100 ditëve, ai do të paguaj gjobë prej 65 milionë dollarësh./Indeksonline/

the authorE B