Sport

Elseid Hysaj refuzon klubin e madh evropian

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka refuzuar transferimin te Juventusi.

Agjenti i futbollistit shqiptar, Mario Giuffredi ka konfirmuar se Elseid Hysaj nuk është i interesuar për transferim te gjiganti në Serie A duke shtuar se klienti i tij është i fokusuar te klubi aktual, transmeton portali arbresh.info.

“Juve më ka thirrur dhe më ka pyetur rreth tij”, ka thënë fillimisht Giuffredi duke folur për gazetën ‘II Mattino”.

“I kam dëgjuar ata dhe i kam treguar futbollistit. Ai nuk më ka dhënë madje shansin për të folur më me ata sepse është duke menduar vetëm për Napolin, ai dëshiron të qëndroj dhe të fitoj titullin në Serie A këtë sezon”

“Askush nuk mund ta ndryshojë dëshirën e tij”, përfundoi agjenti i Hysajt./arbresh.info/