Sport

Emery: Adhuruesit e PSG-së e duan Neymarin

Adhuruesit e Paris Saint-Germainit e duan dhe përkrahin Neymarin, sipas trajnerit Unai Emery.
Superylli brazilian u fishkëllye nga përkrahësit e PSG-së përkundër se shënoi katër gola në fitoren e thellë prej 8-0 të skuadrës së tij ndaj Dijonit në kuadër të Ligë 1, transmeton Express.

Kjo pasi Neymari vendosi ta ekzekutojë një penallti të fituar në fund të ndeshjes, në vend se t’ia linte mundësinë Edinson Cavanit për t’ia thyer rekordin Zlatan Ibrahimovicit si top golashënuesi i klubit parisien.

E duke folur para ndeshjes ndaj Guingamp për Kupë të Francës, Emery ka thënë se 25-vjeçari, i cili mund të rikthehet në këtë ndeshje nga lëndimi i kofshës, është tepër i pëlqyer.

“Adhuruesit e PSG-së i duan të gjithë lojtarët e PSG-së. I duan individualisht. Ata janë të zgjuar. Jam shumë i sigurt se të gjithë janë të lumtur që Neymar është këtu”, ka thënë Emery. /Express/

the authorE B