Aktuale

Emini: Liberalizimi i vizave është bllokuar nga të zgjedhurit e qytetarëve

Njomza Emini, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetare e komisionit për Integrime Evropiane, gjatë fjalimit në Kuvend tha se liberalizimi vizave, i shumë pritur nga qytetaret është bllokuar nga të zgjedhurit e tyre.

“Miratimi i Demarkacionit dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vënë janë kushte për heqjen e vizave. Demarkacioni është një kusht i pa drejtë të cilin duhet ta miratojmë pa të cilin vizat nuk do të hiqen”, tha deputetja Njomza Emini, transmeton lajmi.net.

Emini tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është proces që zgjat, por në takime me zyrtarë të BE-së na është thënë që pa miratim të demarkacionit nuk do të ketë heqje të vizave.

Ajo ka bërë thirrje qe te ketë konsensus politik për këtë çështje. /lajmi.net