Kuriozitete

Emoji i shamisë së kokës propozohet nga 15 vjeçarja saudite

Një vajzë saudite që jeton në Gjermani ka propozuar hartimin e një emoji(figurë) të shallit të kokës.

Rayouf Alhumedhi, 15 vjeçare, i ka dërguar një propozim Konsorciumit të standardit ndërkombëtar të kodimit, një korporatë jo-fitimprurëse që shqyrton dhe zhvillon emojis (figura) të reja, shkruan BBC.

Ideja fitoi mbështetjen e Alexis Ohanian, bashkë-themeluesit të forumit online të diskutimit Reddit. Nëse miratohet, emoji i saj do të jetë në dispozicion në vitin 2017.

Propozimi vjen pasi vendet nëpër gjithë Evropën luftojnë me çështjen e shamisë së kokës myslimane, në të gjitha format e saj, transmeton KosovaPress.