Sport

Era Istrefi flet para mediave botërore për futbollistin e preferuar

Këngëtarja me famë botërore, Era Istrefi, pasi ka arritur në Moskë ku do të këndojë në finalen e Kampionatit Botëror, ka mbajtur konferencë për media bashkë me Ëill Smith dhe Nicky Jam.

Kur gazetarët kanë pyetur treshen që këndojnë himnin e botërorit “Rusia 201”, për futbollistin e tyre të preferuar, Era ka thënë se të preferuar ka yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

“Më duhet të them se më mungon paraqitja e Ronaldihnos në këtë Botëror, por edhe Ronaldo më pëlqen”, ka thënë Istrefi para mediave.

Tutje ajo ka thënë se të dy, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë lojtarë të shkëlqyer. /Express/