ShowBiz

Era shfaqet seksi për klipin e Botërorit, vjen reagimi i Dua Lipës!

Këtë të premte, më 25 Maj pritet që në karrierën e këngëtares Era Istrefi të shënohet suksesi i radhës.

Kjo pasi pikërisht me këtë datë do të publikohet kënga zyrtare e Kupës Botërore që do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi, dhe ky padyshim do të jetë një super sukeses për këngëtaren kosovare, shkruan lajmi.net

Kësaj arritje të saj i janë gëzuar të gjithë shqiptarët dhe e kanë mbështetur nëpërmjet rrjete sociale dhe nuk ka pasur se si të mungoj edhe përkrahja e Dua Lipës e cila i ka pëlqyer fotografitë me të cilat mbrëmë Era zbuloi se si do të duket në klipin e Botërorit 2018.

Kujtojmë se ato fotografi pak minuta pasi bën xhiron e të gjithë botës, Era i ‘zhduki’ nga llogaria e saj në Insgagram dhe akoma nuk u zbardh arsyeja./Lajmi.net/