ShowBiz

Era shprehet krenare që pëlqehet muzika shqipe, paralajmëron projektet e reja (Video)

Në një intervistë për emisionin Express Summer, Era Istrefi është shprehur shumë e lumtur për sukseset e saj të fundit.

Hiti i saj, “BonBon”, ka shijuar sukses të madh duke u dëgjuar në shumë vende të botës. Në intervistën dhënë KTV-së, ajo ka paralajmëruar edhe projektet e reja muzikore.

“Më së pari, ndihem krenare që në gjuhën shqipe ka depërtuar (kënga në tregun ndërkombëtar) dhe ndihem krenare që njerëzve tjerë u pëlqen gjuha shqipe, edhe pse nuk e kuptojnë, tingëllon bukur për vesh”.

“Ajo është një ndjenjë e papërshkrueshme për mua. Projektet e radhës tashmë janë duke u bërë gati dhe do të dalin shumë shpejt”, ka deklaruar këngëtarja.