Rajon & Botë

Erdogan: Holandezët janë mbetje naziste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka përshkuar holandezët si “mbetje të nazistëve dhe të fashizmit”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo vjen pas ngritjes së tensioneve pas anulimit të një tubimi në Rotterdam.

Qeveria holandeze ka larguar lejen për aterrimin e aeroplanit në të cilin ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Turqise, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu do të mbante fjalim në një tubim të votuesve mërgimtarë pro referendumit që do të mbahet në Turqi, i cili do t’i jepte fuqi shumë më të mëdha presidentit.