Aktuale

Erdogan i shkruan Vuçiqit: Paqja dhe stabiliteti i Ballkanit me rëndësi të madhe

Paqja dhe stabiliteti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm për Turqinë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka theksuar se në këtë drejtim e vlerëson shumë qasjen konstruktive të treguar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, të cilit ai i drejtohet si zprëti president, mik i dashur, Erdogan falënderoi për mikpritjen që i bëri në vizitën e fundit në Beograd dhe Novi Pazar, dhe theksoi se ai ndjek nga afër hapat e guximshëm që Vuçiq po merr në vendet e rajonit.