Rajon & Botë

Erdogani telefonon mbretin saudit, kërkon normalizimin e situatës në Katar

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka kryer një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud, si dhe me pasardhësin e ri të kurorës mbretërore, princin Muhammed bin Selman.

Sipas informatave të marra nga burimet e presidencës, mësohet se presidenti Erdoğan ka përcjellë përgëzimet e tij duke uruar që ndryshimet e kryera në detyrën e trashëgimtarit të principatës në Arabinë Saudite të shërbejnë për qëllime të mira.

Bëhet e ditur se në bisedën telefonike është theksuar vendosmëria për forcimin e mëtejshëm në periudhën e ardhshme të marrëdhënieve Turqi-Arabi Saudite.Nga presidenca theksojnë se është dakorduar edhe rritja e përpjekjeve për t’i dhënë fund tensionit të përjetuar në rajon me Katarin.

Ndër të tjera mësohet se presidenti Erdoğan ka uruar princin Muhammed bin Selman për detyrën e trashëgimtarit, ndërsa me rastin e Samitit G20 që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë, bashkëbiseduesit kanë vendosur që të kenë një takim dypalësh