Rajon & Botë

Erdogani u bën thirrje të gjithë myslimanëve nëpër botë, mbrojeni Jerusalemin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje myslimanëve që ta mbrojnë kauzën palestineze, duke dalë më një qëndrim të fortë ndaj Izraelit, me gjithë përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve së fundmi.

Erdogani ka thënë sot: “Është detyrë e përbashkët e të gjithë myslimanëve që ta përqafojnë kauzën palestineze dhe ta mbrojnë Jerusalemin”, transmeton Express.

Ai ka thënë se ruajtja e xhamisë “Al-Aqsa” nuk duhet të lihet në duart e fëmijëve të armatosur me asgjë tjetër përveç gurëve.

Duke folur në një takim special parlamentar për Jerusalemin në Stamboll, lideri turk po ashtu e ka kritikuar propozimin e Izraelit që t’i detyrojnë xhamitë që ta ulin nivelin e zërit të thirrjes së ezanit./Express/