ShowBiz

A është kjo e dashura e Cozman? (FOTO)

Lidhja e tij me Tunën ishte nga më të komentuarat e show bizit shqiptar, por edhe ndarja ishte pjesë e mediave pothuajse çdo ditë.

Tashmë ai dhe Tuna kanë ndarë rrugët, Tuna tanimë është e martuar me Patrisin dhe ka një djalë Tianin.

Në fotografinë e publikuar nga vetë reperi shihet një femër në krahët e tij, ndërsa në përshkrim të fotos ai ka vënë vetëm një zemër dhe nuk ka treguar se kush është ajo.

Se cili është raporti mes tyre nuk dihet, vetëm shihet që vajza është më e re në moshë sesa reperi.