ShowBiz

A është kjo ‘motra’ e katërt e Adelina Ismailit!? (Foto)

Tash e një kohë, aftësia e Flaka Krelanit për të imituar personazhe publike e posaçërisht Adelina Ismailin është kuptuar përmes postimeve në rrjete sociale.
E me pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ i cili sjell ekskluzivisht personazhet në këtë formë, imitimi i Adelinës dukej se ishte thjesht çështje kohe.

Pikërisht sonte, Flaka Krelani do të vijë në spektakël nën petkun e Adelina Ismailit dhe duket që edhe në aspektin vizual ajo është transformuar plotësisht.

Përmes disa postime në rrjete sociale, Flaka ka habitur me ngjashmërinë e madhe me Adelinën duke lënë gojëhapur ndjekësit e saj.
Sonte duke pasur parasysh aftësitë e gjakovares në imitim duket se kemi një arsye më tepër për t’u ulur përpara ekranit të Televizionit Klan me fillim nga ora 20:00. /Prive.al/