ShowBiz

Eva Murati, bukuroshja që synon të bëhet aktore

Mbrëmjen e djeshme, në kinema u shfaq për herë të parë seriali shqiptar “Ti mund të më quash Xhon”.

Pjesë e kastit është dhe moderatorja bukuroshe, Eva Murati. Por për shkrimtarin e njohur, Albatros Rexhaj, Eva duhet të punojë akoma më fort.Ai e ka komplimentuar për potencialin, fizikun e saj, por i ka dhënë dhe një këshillë të vyer.

“Eva seriozisht duhet t’i përvishet punës dhe të mos hezitojë që të bëjë shumë leksione private për të përvetësuar teknikat e aktrimit filmi”-shkruan ai ndër të tjera. Për më shumë lexoni shkrimin e mëposhtëm.

*Përshtypje nga seriali “Ti mund të më quash Xhon”

Edhe pse në rol dytësor, modelja dhe prezantuesja televizive, Eva Murati, më la goxha përshtypje, me paraqitjen e saj si aktore në serialin më të ri shqiptar “Ti mund të më quash Xhon”. Mungesa e përvojës në aktrim ishte diçka që binte në sy, por gjithsesi, po ashtu, potenciali i Evës për t’u bërë një aktore interesante ishte më së i dukshëm.

Natyrisht, me kushtin që ajo të jetë e vetëdijshme se, në filmin bashkëkohor, bukuria dhe sharmi nuk përbëjnë ndonjë shtyllë të veçantë të të qenit aktore.

Përtej komplimenteve të sinqerta për potencialin, fizikun interesant që natyrshëm shkrihej brenda pothuajse çdo seti filmik, në një reflektim krejtësisht personal (si publik , si shkrimtar dhe dramaturg) konsideroj se Eva seriozisht duhet t’i përvishet punës dhe të mos hezitojë që të bëjë shumë leksione private për të përvetësuar teknikat e aktrimit filmik.

Në të kundërtën, potenciali i saj filmik, për mua shumë i veçantë, mund të kurthohet në nivelin e një amatoreje të talentuar. (A.R)