Ekonomi

Evropa i ulë çmimet e naftës, Kosova e varfër çmimet i mbanë të njëjta

Çmimet e karburanteve në Evropë kanë filluar të bien gradualisht që nga mesi i muajit qershor duke shënuar kështu rënien më të madhe që nga fillimi i këtij viti.

Në raportin javor që publikon Globalpetrolprices thuhet se çmimet karburanteve në Evropë sillen nga 1.20 euro cent deri në 1.25 euro cent.

Ndërsa në Kosovë që është vendi më i varfër në rajon, çmimi i naftës dhe derivateve të saj varion nga 1.14. deri në 1.17 euro cent për litër.

Çmimi në Kosovë nuk ka rënë që nga viti i kaluar kur edhe ka filluar ngritja e tij.

Sipas Globalpetrolprices, Gjermania ka filluar uljen graduale të çmimit të naftës nga 1.31 euro cent sa ishte gjatë muajit maj, është ulur deri në 1.25 euro cent deri në fund të muajit qershor.

E Austria si duket ka ulur çmimet edhe më tepër. Nga 1.25 euro cent sa ishte çmimi i naftës në fillim të muajit qershor, në raportin e pasqyrës për javën e kaluar, ceket se çmimi është ulur në 1.19 euro cent për litër.

Por ndryshe po e thotë Kryetari i Naftëtarëve të Kosovë Fadil Berjani.

Ai për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë janë më të lirat në rajon, përveç Maqedonisë për shkak të akcizës.

“Sa i përket çmimit te derivateve çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet ne Kosovë janë ma te lirat ne regjion përvec Maqedonia i ka çmimet me te ulëta shkaku se akcizën e kanë për 20 cent më te ulët”, ka thënë Kryetari i Naftetarëve.

Sipas Berjanit, çmimet ne Berzë ka një rritje të lehtë, ku edhe te ne në Kosovë po reflekton kjo.

“Sot çmimet në Shqipëri janë, dizeli 1.41 € ndërsa benzina 1.44 €.Te ne në Kosovë çmimet sillen nga 1.14 € për dizel, dhe 1.15 për benzinë. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli