Sport

Fabregas tregon dallimin e Contes me Mourinhon dhe Guardiolan

Cesc Fabregas ka lavdëruar trajnerin e Chelseat, Antonio Conte, për të cilin ka thënë se punon shumë taktikisht
Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka pasur fatin të punojë me trajnerë të mëdhenj si Arsene Wenger, Pep Guardiola, Jose Mourinho dhe së fundmi Antonio Conte.

Ai ka treguar dallimin që ka Conte me Guardiolan dhe Mourinhon, për të cilin tha se i kushton më shumë kujdes taktikës.

“Taktikisht është trajneri që punon më shumë, më shumë se sa Jose Mourinho dhe Pep Guardiola”, tha fillimisht Fabregas.

“Conte është shumë i përpiktë, deri sa gjithçka të ketë përfunduar, ai nuk i kryen stërvitjet”.

Duket se kjo punë e palodhshme e Contes iu ka shpërblyer që në vitin e parë në Chelsea, pasi tashmë ka fituar titullin e Premierligës. /Express/