Tech

Facebook i dëgjon bisedat tona private

Një drejtues i Facebook ka mohuar se rrjeti social përdor mikrofonin e një pajisjeje për të dëgjuar atë që përdoruesit po thonë, dhe pastaj t’u dërgojë atyre reklama që kanë lidhje me ta.

Rob Goldman, zëvendëspresidenti i reklamave të gjigantit teknologjik, po i përgjigjej një postimi në Tuiter nga PJ Vogt, prezantuesi i një podcast të teknologjisë që quhet Përgjigju të Gjithëve.

Anekdotikisht, shumë njerëz raportojnë se shohin reklama që duket të jenë të lidhura me bisedat e fundit që kanë bërë.

Z. Vogt kishte kërkuar detaje për këto raste specifike.

“Unë merrem me reklamat në Facebook, nuk e përdorim mikrofonin tuaj për reklama, nuk është e vërtetë,” shkroi z. Goldman.

Kur një tjetër përdorues i Tuiter e pyeti nëse përfshihej Instagrami, i cili gjithashtu është në pronësi të Facebook, ai u përgjigj: “Po”.

PJ Vogt mori qindra përgjigje në postimin e tij origjinal.