Aktuale

Facebook do ua lejojë përdoruesve të pëlqejnë postimet me prekje të dyfishtë të ekranit

Gjiganti i rrjeteve sociale ka përditësuar aplikacionin e Facebook për sistemin operativ iOS, duke ua mundësuar përdoruesve që bartin iPhone të pëlqejnë fotografi, vetëm duke klikuar dy herë në ekran.

Kësisoj, Facebook po kopjon nga Instagrami, e cila ua mundëson të njëjtën mundësi shfrytëzuesve të rrjetit social në pronësi të Facebook. Vlen të ceket se Instragrami po ashtu është në pronësi të Mark Zuckerberg.

Tipari për herë të parë u vërejt nga konsulenti i mediave sociale në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Navarra.

Nuk është ende e qartë nëse përditësimi do jetë dispozicion për të gjithë përdoruesit, ose nëse është vetëm pjesë e një prove, me fushëveprim të kufizuar./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli