Tech

Facebook do të fshijë çdo përmbajtje ekstremiste

Facebook është duke lansuar një program të ri për t’u përballur me materialin ekstremist online – por nuk do t’i lejojë agjencitë e inteligjencës që t’i lexojnë mesazhet në WhatsApp dhe Messenger.

Rrjeti social do të trajnojë organizatat jo-qeveritare për të ndihmuar në monitorimin dhe përgjigjen ndaj përmbajtjeve ekstremiste, duke krijuar kështu mbështetje të dedikuar për t’i gjurmuar radikalët, ka thënë kompania.

Por disa thonë se lëvizjet nuk shkojnë larg mjaftueshëm, pasi kompania pritet që t’ua mohojë agjencive të spiunimit që të lexojnë mesazhet në WhatsApp, aplikacion ky në pronësi të Facebook, transmeton Gazeta Express.

Gjigantët e teknologjisë Facebook, Google dhe Twitter insistojnë se kanë punësuar mijëra njerëz për të larguar gjuhën e urrejtjes dhe përmbajtjet e dhunshme përgjatë dy viteve të fundit.

Analistët e sigurisë thonë se këto përpjekje kanë reduktuar në mënyrë dramatike përdorimin e këtyre platformave nga xhihadistët, edhe pse duhet bërë më shumë punë.

the authorE B