Sport

Fakte interesante nga Topi i Artë: Messi fitoi në Afrikë, Van Dijk kishte më shumë vota në vendin e parë

Argjentinasi mposhti Virgil van Dijk me diferencë të ngushtë, me vetëm shtatë pikë.

Tani, është koha për t’i hedhur një vështrim në disa nga kuriozitetet e votimit, përcjell lajmi.net.

Van Dijk u zgjodh si i pari – 69 herë – më shumë sesa Messi (61). Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane, që përfunduan respektivisht i treti dhe i katërt, u zgjodhën në vendin e parë 17 herë.

Holandezi ishte më i votuari në Azi dhe Evropë, ndërsa Messi fitoi në kontinente të tjera, madje mundi Mane dhe Mohamed Salah në Afrikë.

Sri Lanka ishte i vetmi vend që votoi për Trent Alexander-Arnold pasi Kylian Mbappe u zgjodh si tre herë i parë, por përfaqësuesi i Francës zgjodhi Mane.

Alisson Becker ishte zgjedhja e parë në Bregun e Fildishtë dhe Guatemalën, por Brazili nuk e vendosi atë në pesë të parët.

Gazetari spanjoll Alfredo Relano votoi për Van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Messi. 

the authorGazetaKNN