Kuriozitete

Fakte interesante për Bob Marley’n që nuk i keni ditur

Në maj të vitit 1981, këngëtari i famshëm xhamajkan Bob Marley u varros në Kingston, me tre gjëra: kitarën e tij të dashur ngjyrë të kuqe, Biblën e tij dhe një degëz marijuanë, që xhamajkanët e quajnë “ganja”, përcjellë arbresh.

Në fakt ky dekorim marijuane nuk ishte menduar që të ishte fillimisht pjesë e varrimit të tij, por bashkëshortja e futi vjedhurazi në arkë-mort gjatë funeralit dhe askush nuk kishte zemër ta hiqte.

Ju sjellim disa fakte interesante

Legjenda e muzikës reggae, Bob Marley, lindi më 6 shkurt, 1945, në St. Ann Parish, në Xhamajkë.

Më 1963, Marley dhe shokët e tij formuan bendin “Wailing Wailers”.

Bendi i tyre u bë i famshëm më 1972 kur ata nënshkruan kontratë me kompaninë diskografike, “Island Records”.

Marley ka shitur më shumë se 20 milionë kopje të CD-ve, duke e bërë kështu atë super-yllin e parë ndërkombëtar që doli nga e ashtuquajtur Bota e Tretë. Ai vdiq në Miami, Florida, më 11 maj, 1981.

Ju sjellim 11 fakte për legjendën e muzikës rregae.

Ai besonte se të thithësh marihuanë të bën të lirë.

Ai lindi me emrin Nesta Robert Marley, por një zyrtar i pasaportave në Xhamajkë ia kishte ndërruar emrin e parë me të mesmin kur ai ishte ende i vogël.

Babai i tij ishte i bardhë, ndërsa nëna e zezë, por që ai veten e identifikonte si afrikan të zi.

Ai lindi si katolik, por u konvertua në Rastafari në vitet e 1960-ta.

Kur ai u martua për herë të parë me Ritan dhe u zhvendosën në SHBA, ai punoi në fabrikën “DuPont and Chrysler” me emrin “Donald Marley”.

Më 1976, pak ditë para koncertit “Smile Jamaica”, një person i armatosur hyri me dhunë në shtëpinë e Bobit dhe e qëlloi atë në krah. Bob megjithatë e vazhdoi koncertin duke mos dashur që t’ia jepte kënaqësinë personit që e qëlloi. Ende nuk dihet se kush ishte personi që shtiu në të.

Bob Marley ka një numër të madh fëmijësh, ndonëse ueb-faqja e tij zyrtare i njeh vetëm shtatë.

Ishte vegjetarian si pasojë e përkushtimit të tij ndaj Rastafarit.

Këngëtari i tij i preferuar i muzikës Reggae ishte Bunny Wailer, dhe mendonte se të tjerët janë “bërllok”.

Bendi i tij, “The Wailers”, njëherë u patën përjashtuar nga një turne pasi që ishin më të famshëm sesa një bend të cilin e prezantuan.

Fjalët e tij të fundit për djalin e tij Ziggy – para se të vdiste nga kanceri në moshën 36 vjeçe, ishin: “Paraja nuk mund ta blejë lumturinë”.