Kuriozitete

Fakte mahnitëse për Junikun, si e quajtën pushtuesit osmanë

Juniku është një komunë dhe qytet i vogël në Kosovën perëndimore, në Qarkun e Pejës. Është e vendosur në perëndim të Kosovës, në mes të Deçanit dhe Gjakovës, përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë

Juniku sipas pushtuesve osmanë ishte një nga vendbanimet më të mëdha të kësaj ane, i njohur me ermin Alltën (vend i artë). Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur për Junikun:

1. Juniku ishte i vetmi fshat në trojet shqiptare ku jetonin 12 fise shqiptare, tani jetojnë 10 prej tyre. Komuna e Junikut ka aq shumë fise, sa mund të jenë në tërë Kosovën.

2. Është një vend qe quhet “Therra e Kishës”, ku mendohet se ishte një Kishë katolike e periudhës mesjetare.

3. Më 21-25 maj 1912 në Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, drejtuar nga Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë, ku morën pjesë 250 delegat nga vise të ndryshme shqiptare. Vendimet e Kuvendit i dhanë shtytje kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesit osman dhe pretendimeve sllave.

4. Junikut ka hapësirën më të pasur me ujëra nëntokësore në nivel të Kosovës.

5. Në Junik janë 2 xhami, 1 teqe dhe 10 tyrbe.

6. Maja më e lartë në Republikën e Kosovës është në Junik, dhe quhet Gjeravica, me lartësi mbidetare 2656 m.