Aktuale

Falsifikonte para, kapet i dyshuari në Viti

Njësiti i hetimeve pas një pune operativo-hetimore me urdhëresë të lëshuar nga gjykata ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull në fshatin Bibaj të Ferizajt, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën falsifikim të parasë.

Gjatë bastisjes, njofton policia,  janë gjetur dhe konfiskuar monedha 32×20 €, 5×10 € dhe 1×5 €, një llap top me ngjyrë, mjete të nevojshme për prerje, skalper, brisk, gërshërë, izolator, letër foli, një vulë për vendosjen e datës, një shirit foli, një maskë plastike.

I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër mashkull i cili gjendet në arrati, ka vënë në qarkullim paratë të cilat i ka prodhuar vetë dhe se ka mashtruar 6 viktima (5 meshkuj dhe një femër) për të cilët janë iniciuar raste.

Po ashtu i dyshuari ka deklaruar se ka vënë në qarkullim paratë e falsifikuara edhe në shumë qytete të Kosovës dhe jashtë vendit si në Shqipëri dhe Serbi. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.