ShowBiz

Fansat e kritikojnë Kimin, kanë arsye ta quajnë nënë të pakujdesshme (Foto)

Një foto që Kim Kardashian ka postuar në rrjete sociale, duket se nuk u ka pëlqyer ndjekësve të saj, sidomos nënave. Vogëlushi Saint ëest shfaqej i ulur në sediljen e tij personale në makinë por duket se ky pozicion i vendosjes së sediljes për disa nëna nuk është i duhuri.

Komentuesit e kanë kritikuar seksimbolin e njohur duke i komentuar se sedilja e një fëmije në fakt duhet vendosur me shpinë me sediljen e pasagjerit dhe shoferit dhe jo përballë, një metodë e cila aplikohet në Gjermani.

Por ka patur dhe nga ata që e kanë mbrojtur Kim-in duke u shprehur se shumë nëna i ulin fëmijët në këtë mënyrë madje për disa është më e sigurt kjo vendosje e sediljes, që fëmija të ulet mbrapa përballë në mënyrë që nëna të jetë në gjendje ta shohë fëmijën.

“Sapo lexova që deri në moshën 4-vjeçare është më e sigurt që fëmija të ulet mbrapa përballë. Si nëna duhet ta mbështesim njëra-tjetrën dhe jo ta kritikojmë.”, shprehet një komentuese./Blitz.

the authorE B