ShowBiz

Fansat ofendojnë modelen shqiptare

Duket se postimet nga jeta e saj luksoze të publikuara në Instagram nga modelja shqiptare, Anxhela Martini, nuk janë pritur mirë nga fansat e saj.

Një prej këtyre fansave çdo postim të modeles e komentonte me fjalë ofenduese, gjë e cila ka revoltuar Anxhelën, e cila ka vendosur të bëjë publike ofendimet drejtuar asaj duke shkruar: “Si mund të flasë një vajzë kështu? Ndjehem e shokuar”.

Por kur modelja ka bërë publike komentet e vajzës e cila e ofendonte, profili i saj është mbyllur.

Por duket se gjithçka ka qenë një keqkuptim, pasi fansja e modeles ka reaguar në Facebook duke kërkuar falje e duke theksuar se profili i saj ishte hakuar.

Komentet ofenduese të fanses së Anxhelës i referoheshin më së shumti postimeve që ajo bënte me bashkëshortin e saj Dragos.