Aktuale

Fatmir Limaj: Vetëvendosje lëndoi mirëbesimin e aleatëve

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, konsideron se vendit iu humb mundësia për ndryshime me daljen e LDK-së nga koalicioni opozitar. Limaj ka bërë një vlerësim të gjendjes së përgjithshme në Kosovë, duke akuzuar PDK dhe LDK se kanë punuar pa asnjë prioritet. Limaj ka treguar edhe arsyen e humbjes së Drenasit, duke thënë se atje kanë ndodhur gjëra të papara.

Ish numri dy i PDK-së, Limaj, në një intervistë për lajmi.net ka folur edhe për prishjen me Vetëvendosjen, për punën e Shpend Ahmetit, për rrugët e Kosovës….

“Kemi provuar, mendoj që ka pasur dëmtime, është lënduar mirëbesimi. Shpresoj se kjo të tejkalohet, por ka lëndim të madh në mirëbesim të funksionimit. Ka ndodhur disa gjëra që e kanë lënduar funksionimin e mirëbesimit. A do të tejkalohet, koha do të tregojë. Disa veprime që janë bërë e kanë lënduar mirëbesimin e aleatëve. Kur jeni aleat, duhet të jeni dy, dhe jo t’iu ndodhë diçka aleatëve dhe në anën tjetër të ndodhin veprime që nuk i takojnë partneritetit. T’ia lëmë kohës nëse ka vullnet për ta shëruar atë lëndim të mirëbesimit”, ka thënë Limaj.