Sport

Feniksi nuk ka të ndalur, shënon edhe fitoren e tretë në UEFA (Video)

Feniksi ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshje në kuadër të UEFA’s

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Feniks e ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshje të fazës së grupeve në UEFA.

Feniks tashmë e ka mposhtur skuadrën e Tel-Avivit me rezultat të thellë 6-0, me golat e shënuar nga Marcelo, Rodek tre gola, Belej dhe Agon Ramadani.

Kështu, Feniksi e mbyll me 9 pikë nga tre ndeshje në fazën e grupeve duke lënë mbrapa Oxfordin, Tel-Avivin dhe Encampin.