Aktuale

Ferizaj: E incizoi, e tash po e kërcënon se ia publikon videon nëse nuk ia jep 3 mijë euro

Një femër në Ferizaj është shantazhuar nga një person, duke i kërkuar 3 mijë euro ose në të kundërtën do t’i publikojë një incizim.

Policia ka raportuar se personin e dyshuar e ka arresuar në flagrancë, pasi ka pranuar paratë nga viktima.

Sipas policisë rasti është raportuar me datën pesë të këtij muaji, ndërsa i dyshuari është arrestuar gjatë ditë së djeshme.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.