Aktuale

Ferizaj: I mituri ia ngulë thikën në shpinë një personi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në fshatin Gaqkë të Ferizajt, pasi dyshohet se i njëjti gjatë një përleshje ka goditur një person tjetër me thikë.
Ngjarja ka ndodhur të martën, ku i dyshuari i mitur pas një përleshje fizike që kishte pasur me viktimën e kishte goditur me një mjet të mprehtë (thikë) në shpinë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaExpres