Sport

Feronikeli vs Trepça ‘89, fillon javën e gjashtë e Vala Superligës

Java e gjashtë e Vala Superligës së Kosovës fillon me ndeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ‘89, e cila zhvillohet sot në Drenas.

Të shtunën zhvillohen katër ndeshje, Llapi vs Vëllaznimi, Gjilani vs Prishtina, Besa vs Liria dhe Drenica vs Flamurtari, ndërsa të dielën luhet ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Dritës.

Përballja ndërmjet Llapit dhe Vëllaznimit luhet nga ora 13:30, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera luhen nga ora 16:00

Vala Superliga, java e 6-të

E premte, 22 shtator Feronikeli vs Trepça ‘89 (16:00)

E shtunë, 23 shtator Llapi vs Vëllaznimi (13:30) Gjilani vs Prishtina (16:00) Besa vs Liria (16:00) Drenica vs Flamurtari (16:00)

E diel, 24 shtator Vllaznia vs Drita (16:00)