Sport

Festa e “çmendur” e futbollistëve të Juves pasi fituan titullin

Juventusi arriti të siguronte matematikisht titullin e shtatë radhazi mbrëmjen e sotme, ku i mjaftoi edhe një pikë pas barazimit me Romën.

Por, menjëherë në Olimpico, në dhomat e zhveshjeve, lojtarët e “zonjës së vjetër” kanë nisur të festojnë si të çmendur me shampanjë për këtë arritje historike.

“Kampionët e Italisë jemi ne” ishin thirrjet e juventinëve teksa festonin si të çmendur.