Arsim & Kulturë

Festivali Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival”, po vjen me edicionin e dytë

Me aktivitete të shumta, edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival”, PAAF 2019, do mbahet me datë 22, 23 dhe 24 maj në Kolegjin AAB.

Ky edicion do zgjas tre ditë dhe do zhvillohet me aktivitete të ndryshme, ku dita e parë do filloj me koncertin e përgatitur nga studentët e Muzikologjisë të Kolegjit AAB.

Poashtu, në edicionin e dytë të PAAF 2019, studentët e Kolegjit AAB, në seksionin e filmit hyjnë në garë me studentë nga shkollat më të mira të filmit, nga: Shqipëria, BeH, Sllovenia, Kroacia, Çekia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Turqia, Italia, Brazili, ShBA, etj.

Ndërsa për dy ditë me radhë, më 23 e 24 maj, studentë nga universitete të shumta nga rajoni do të punojnë së bashku në Koloninë Artitike të Kolegjit AAB.

Gjithashtu, Konferenca e Arkitekturës në këtë edicion do mbledh akademik e studiues të arkitekturës të cilët do prezantojnë kontributin e tyre nën temën “Dashuria dhe Urrejtja”.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar “Prishtina Architecture and Arts Festival”, PAAF 2019, për herë të parë do sjell Kolonin Artistike të studentëve të arteve vizuele si dhe në këtë festival, në sfilatën e datës 23 maj, do sjell ide, koncepte dhe realizimet të studentve të Dizajnit të Modës.