ShowBiz

Feston ditëlindjen nëna e Dua Lipës, ja urimi i të bijës (Foto)

Nëna e Dua Lipës, Anesa Lipa feston sot ditëlindjen. E në këtë ditë të veçantë për të, Dua ka zgjedhur një mënyrë të këndshme si t`ia shprehë asaj urimet.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi kur ishte një vogëlushe, pranë nënës së saj që si atë kohë, edhe sot duket bukuroshe dhe joshëse, shkruan Indeksonline.

“Urime ditëlindjen mami. Drita e syve të mi. Të dua 1 milion herë e më shumë”, ka shkruar ajo.

Anesa është krahu i djathtë i Duas, siç është edhe babai i saj Dukagjini. Dua herë pas here publikon foto me familjen e saj, çka nënkupton se ata janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

the authorE B