Sport

FFK e ka një lajm për lojtarët që nuk po paguhen nga klubet

Zyrtari ligjor i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka folur për situatën e pagave të lojtarëve nëpër klube.

Ai ka thënë se pas 60 ditëve mospagesë lojtarët mund të jenë të lirë.

“Nga janari kur është futur kjo rregullore ne nuk kemi pasur asnjë ankesë të lojtarëve për këtë gjë”.

“Kur bëhen 60 ditë dhe lojtari nuk paguhet ai mund ta deponoj kontratën e tij në FFK dhe do të bëhet lojtar i lirë”, ka thënë Ahmeti në RTK.

Lojtarët e Drenicës, Vëllaznimit, Besës dhe Flamurtarit, kanë mbi dy muaj pa marr paga.