Sport

FFK: Ky do të jetë grupi i Kosovës në EURO 2020

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate ka raportuar për tërheqjen e shortit të Play Off për Ligën e kombeve.

Në komunikatën e FFK-së, shkruhet se në rast të kualifikimit të Kosovës, ‘Dardanët’ do të jenë në të njëjtin grup me Holandën, Ukrainën dhe Rumaninë.

Dy të parët janë të mundura, por është për t’u habitur Rumania.

Kombëtarja e Rumanisë është në Play Off e Ligës së Kombeve, dhe i duhet ta sigurojë kualifikimin.

Në rast kualifikimi, Rumania duhet të jetë në vazon e katërt, së bashku me Kosovën./FaktePlus