Sport

FIFA dënon edhe Man Cityn, s’ka transferime për dy afate

Manchester City do të jetë skuadra e radhës që do të dënohet nga FIFA, për shkelje të rregullave në tregun e transferimeve.

Pas Chelsea, edhe Manchester City mund të dënohet me ndalimin e realizimit të transferimeve për dy afatet e ardhshme.

‘The Independent’ raporton se Manchester Cityt do t’i ndalohen transferimet për dy afate, për shkelje të rregullave në transferimin e lojtarëve të rinj.

Ky dënim nga FIFA, mund t’i kumtohet Manchester Cityt për një periudhë më të shkurtër se një muaj.

Me dënime të njëjta në të kaluarën janë përballur edhe Barcelona, Atletico Madrid dhe së fundi Chelsea.

‘Blutë’ e Londrës janë paraqitur një ankesë në FIFA kundër këtij dënimi, dhe ky rast po shqyrtohet nga organet e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli