Aktuale

Fillojnë homazhet për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi

Arkivoli bashkë me trupin e pajetë të ish kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi tashmë ka arritur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Këtu për dy orë do të bëhen homazhe në nderim të vdekjes së tij ndërsa më vonë në Teatrin Kombëtar do të mbahet një mbledhje komemorative.

Ish kryeministri Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore në vendlindjen e tij në Mitrovicë./KosovaPress/

the authorE B