Sport

Fillojnë ofertat për Arlind Ajeti

Arlind Ajeti ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë në këtë Kampionat Europian.

Aq sa për mbresat që la në ndeshjen përballë Francës fitoi vendin e titullarit në ndeshjen vendimtare përballë Rumanisë duke lënë në stol Canën, transmeton oranews.

Madje, Arlind Ajeti u zgjodh nga UEFA si lojtari i ndeshjes në fitoren e Shqipërisë përballë rumunëve.

Kështu disa skuadra janë vënë në ndjekje të Ajetit. Një ndër to është edhe skuadra e madhe turke, Fenerbahce.

Në po të njëjtën skuadër luajnë lojtarë të mëdhenj si Nani dhe Van Persie.