Aktuale

Fillojnë spastrimet në Zyren për Kosovën në Serbi

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka ndërprerë kontratën mbi vepër me Misa Vasic, i cili kishte pozitën e këshillëtarit të Drejtorit të kësaj zyre, Marko Djuric.

Sipas njohurive që posedon portali Blic, Vacic i është ndërprerë kontrata për shkak të “disciplinës në punë”.

Në fakt fjala është për një ekstremist serb i cili më parë ka qenë pjesë e grupit ekstremist, SNP 1389, dhe së fundi kishte kaluar në pozitën e këshilltarit të Djuric.

Vaci kishte deklaruar më heret se pozitën e re e kishte marrë pasi këtë ja kanë kërkuar serbët e Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, dje ka deklaruar se “nuk ka haber nëse në institucionet e Serbisë punon personi me emrin Misa Vacic”.

Vacic ishte personi që ishte angazhuar shumë në çështjen e trenit provokativ i cili tentoi që të hyjë në Kosovë por u ndalua para se të hynte./GazetaExpress/