Aktuale

Fillon pastrimi i pikës kufitare në Han te Elezit

Organizata “Let’s Do It Kosova” ka ndërmarr një aksion për pastrimin e pikës kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në Han të Elezit.

Ky aksion është mirëpritur edhe nga institucionet qendrore dhe lokale, njofton Klan Kosova.

Bashkë me pjesëmarrësit aty, ka qenë edhe ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj si dhe kryetari i komunës, Rufki Suma.

Reshitaj ka thënë se përkrahin aksionin e sotëm, duke shtuar se nuk do të jetë i vetmi i këtij lloji, duke theksuar se do të investojnë edhe në gjelbërimin e hapësirave. Kështu tha se mendon edhe kryetari, Suma.

Kurse nga “Let’s Do It Kosova”, kanë thënë se janë të gatshëm çdo herë për aksione të tilla, por që iu duhet ndihma institucionale.