Aktuale

Fillon seanca e Kuvendit 103 deputet të pranishëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka hapur punimet e seancës së sotme, ku edhe pritet të votohet shpërndarja e kësaj legjislature.

Pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe kjo pikë po shqyrtohet.

Derisa shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës./FaktePlus