Sport

Finalja e Kupës së Mbretit, ndeshja e fundit për nëntë lojtarë të Barcelonës

Barcelona do të luajë ndaj Valencia në finalen e Copa Del Rey këtë të shtunë, që përkon me ndeshjen e fundit për këtë sezon, që mund të jetë edhe prezenca e fundit për 9 lojtarë të klubit katalanas.

Mediet spanjolle kanë renditur lojtarët që do të largohen nga Barcelona në fund të këtij sezoni me 100% siguri, si dhe ata që do nxirren në merkato.

Të parët në listë që do të largohen janë Jesion Murillo dhe Kevin Prince Boateng, të cilët përfundojnë huazimin e tyre tek klubi katalanas. Pa kontratë do të dalë edhe Thomas Vermaelen, i cili nuk do të rinovojë dhe do të largohet.

Publikisht largimin e ka deklaruar Jasper Cillesen, portieri suedez do e nisë titullarë këtë finale, që do jetë e fundit për të me fanellën “blaugrana”.

Ndërkohë që Rafinha Alcantara është një tjetër emër që është në shitje. Mesfushori vuan ende nga një dëmtim dhe klubi katalanas do të tentojë ta shesë për 30 milionë euro, pasi dështoi tratativa me Real Betis sezonin e kaluar.

Në listën e largimeve është padyshim Samuel Umtiti, i cili e ka humbur vendin e titullarit ndaj Lenglet dhe afrimi i De Ligt do të thotë zero hapësirë për francezin.

Më pas janë emrat e Malcom dhe Coutinho. Të dy brazilianët kanë dështuar të tregojnë vlerat e tyre. Për Malcom pritet thjeshtë të gjendet formula e duhur për ta shitur ose huazuar, ndërsa Coutinho do të shitet për t’i krijuar hapësirë Antoine Griezmann, që do të blihet për 125 milionë euro nga Atletico Madrid.

Në merkato mbetet gjithmonë Ivan Rakitic, pavarësisht deklaratave të tij dhe vullnetit për të qëndruar, në Spanjë e cilësojnë si të larguar nga klubi, që nuk e shohin më pjesë të projektit të tyre dhe do ta shesin për të nxjerrë të ardhura, para se të hyjë në vitin e fundit të kontratës./Telesport/

the authorBurbuqe Metolli