Aktuale

Fisnik Ismaili tregon pse e respektoi himnin e Kosovës në Parlament

Ngritja në këmbë e disa deputetëve të dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, ngjalli shumë reagime, sidomos pasi dihej qëndrimi kundërshtues i VV-së ndaj simboleve të shtetit.

Grupi i të dorëhequrve ishin prezentë në seancë kur u intonua himni shtetëror, dhe për më tutje edhe u ngritën në këmëb. Përderisa Albin Kurti me grupin e tij, nuk ishin prezentë në sallën e seancave derisa përfundoi himni shtetëror.Fisnik Ismaili njëri nga deputetët e VV-së që respektoi himnin e Kosovës ka një përgjigje pas akuzave se këta deputetë janën “tradhtarë”, transmeton lajmi.net

Ismaili këtë veprim e krahasoi me kritikat e VV-së ndaj Parlamentit në vitin 2010, dhe pastaj kishte marrë pjesë në zgjedhje duke hyrë në Parlament.Këto reagime ai i bëri në replikën që e bëri me një komentues në rrjetet sociale.“Shum ke për keqardhje kur ju pash në parlament tuj nejt sikur thuprat e hashes. E keni tradhtu idealin e Vetëvendosjes. Turp!”, kishte shkruar një komentus në profilin e Ismailit.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj menjëherë.“Ilir, para 2010 Lëvizja e pat kundërshtue fuqimisht edhe Kuvendin e Kosovës, edhe madje pat ba thirrje mos me dalë me votue. Në 2010 pat hy në parlament. Çka është kjo sot më ndryshe prej asaj në 2010? Unë as nuk kam qenë në Lëvizje atëherë”, ishte replika e Ismailit.Respekti për himnin shtetëror ishte befasues sidomos nga Visar Ymeri e Donika Kadaj-Bujupi.Këta të fundit jo më larg se një vit më parë nuk ishin ngritur në këmbë gjatë momentit kur u intonua himni shtetëror.Ndarja në Vetëvendosje duket se çdo ditë e më shumë po bëhet e pashmangshme. /Lajmi.net/