Aktuale

Fitër Bajrami, Komuna e Prishtinës uron besimtarët myslimanë

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media u ka uruar Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve, besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në njoftim, ata u kanë dëshiruar besimtarëve pranimin e agjërimit nga Zoti, veprat e tyre të mira, dhe vlerësimin e përkushtimit të tyre.

“Dita e Bajramit duhet të na e fisnikërojë edhe më tepër shpirtin tonë në përpjekje për një solidaritet të përgjithshëm, për realizimin e një mirëqenie kolektive e drejt barazisë sociale”, thuhet në njoftim./KP