Sport

Fjolla Kelmendi merr të bronztën në Zagreb, mposhti xhudisten ruse

Fjolla Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e bronztë në ‘Grand Prix Zagreb’

Xhudistja kosovare, Fjolla Kelmendi, ka arritur që të rrëmbejë medaljen e bronztë në ‘Grand Prix Zagreb’, pasi e mposhti xhudisten ruse, Anastasia Pavlenko, në kategorinë deri në 48 kg.

Kelmendi fitoi me Ippon pak sekonda para përfundimit të meçit. Kujtojmë se përves Kelmendit, në Grand Prix Zagreb është duke garuar edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi.

Ajo gjendet në finale në kategorinë deri 52 kg